Mançester Siti do ‘veshë Sterling me ar’; do t’i ofrojnë 300 mijë Paund në javë

Rahim Sterling do të jetë futbollisti më i paguar në Premier League. Mançester Siti ka vendosur që të shpërblejë sulmuesin për sezonin e jashtëzakonshëm që po zhvillon po përgatit për futbollistin një kontratë të re që do të shoqërohet me një pagë prej 300 mijë Paund në javë, duke lënë pas mesfushorin e Mançester Junajtd, Pol Pogba me 330 mijë Euro në javë.

Sterling është një prej pikave të referimit në repartin e sulmit te Citizens në këtë sezon. Ai luan në krahun e djathtë në skemën 4-1-4-1 të Guardiolës. Deri tani futbollisti i përfaqësueses angleze ka  shënuar 9 gola në 12 ndeshje të Premier League dhe 4 gola në 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve. Në sezonin e tij të dytë te mançester Siti, Sterling ka barazuar Agueron si shënuesi më i mirë i Citizens në kampionat. Në momentin që u transferua te Siti, Sterling firmosi një kontratë me pagë prej 180 mijë Paund në Javë dhe paga e re e propozuar nga drejtuesit e Mançester Sitit është pothuajse 2 herë më e lartë.

Sfidanti.al