Mançester Siti do të ndërrojë Agueron me Grizmanin? Quhet i fituar apo humbes..

Mes Mançester Sitit dhe Atletikos së Madrdit mund të bëhet shkëmbimi i dy sulmuesve të lartpërmendur, shkruan gazeta angleze, “Sun”. Kështu, mbas kthimit të sulmuesit efikas spanjoll, Diego Kosta, tani, tek Atletikoja, kjo e fundit do të përpiqet që të kthejë edhe Serhio Agueron. Sipas gazetës, ideja e shkëmbimit i ka lindur në kokë trajnerit të Sitit, Pep Guardiola, të cilit i pëlqen shumë sulmuesi francez. Antoan Grizman.

Grizmanin, në fakt, e kërkojnë disa klube të mëdhenj evropianë, por pritet që klubi madridas ta shqyrtojë seriozisht idenë e shkëmbimit. Kontrata e Agueros mbaron më 2020, ndërsa ajo e Grizmanit, më 2022.

Sfidanti.al