Hapni veshët kur flet Al Kelaifi: “Nejmari do të largohet nga PSZH-ja”!

Futbollisti i famshëm brazilian vazhdon që të mbetet objektiv kryesor i klubit gjigant të Realit të Madridit, por Nejmari do të mund ta marrë lejen e largimit nga kryesia e PSZH-së vetëm, nëse do të sjellë kupën e Ligës së Kampioneve në “Parkun e princave” të Parisit. Kështu, shkruajnë gazeta franceze, duke shtuar se Nejmari do të bëhet gati që të shkojë në Madrid, qysh këtë verë, nëse “të shenjtët” parisienë do të arrijë të fitojnë Ligën e Kampioneve të Evropës.

Presidenti i PSZH-së, Al Kelaifi, premton se Nejmari do të lejohet që të kthehet në Spanjë, nëse futbollisti brazilian i thotë atij se ai e  dëshiron këtë gjë dhe se do që të luajë me klubin “mbretëror”.

Sikurse dihet, Nejmari, verën e kaluar, erdhi te PSZH-ja nga Barcelona, pasi klubi francez pagoi për të këtë futbollist të shkëlqyer 222 milionë euro.

Sfidanti.al