E dinit se kishte vdekur Platini , kërkon drejtësi: “Jam i pafajshëm”!

Mishel Platini ka paraqitur ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, sepse ai konsideron se atë e kanë larguar padrejtësisht nga futbolli, për shkak të “manipulimeve financiare”.

“Unë dua drejtësi, nuk kam bërë asgjë të gabuar. Dua që të rivendoset integriteti im. Përmes kësaj ankese, unë dua që t’i diskutojë të gjithë vendimet e FIFA-s dhe të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Nuk do të heq dorë”, vuri në dukje ish-njeriu nr.1 (62 vjeç) i “shtëpisë” evropiane të futbollit, që është pezulluar nga Komiteti i Etikës së UEFA-s, qysh në dhjetor 2015.

“Unë e konsideroj veten viktimë. Kundrejt meje, jo vetëm që është bërë padrejtësi, por ka pasur edhe një komplot politik në FIFA, me synimin që të më pengonin mua të zgjidhesha president i këtij institucioni. Unë konsiderohesha si një kërcënim për pozitat, interesat dhe privilegjet e shumë njerëzve të kësaj organizate. Unë, në radhë të parë, luftoj për nderin tim dhe kundër padrejtësisë. Prioriteti im është që unë të shpallem i pafajshëm”, vuri në dukje ish-futbollisti legjendar francez, Mishel Platini.

Sfidanti.al