Mancester Junajtid pëson një humbje të rëndë në Premier League dhe kjo ndodhi në Londër në fushën e Uest Hamit me rezultatin 2-0. Është ky një rezultat që I vendos Djajtë e Kuq në një pozitë të vështirë pasi në 6 javë kampionat kanë grumbulluar vetëm 8 pikë, ndërkohë që Uest Hem fluturon dhe hynë në zonën e Ligës së Kampioneve.
Në Olympic Stadium, Uest Hami fitoi me autoritet ndaj Mancester Junajtid që zhvilloi një lojë nën ritmin e duhur gjatë gjithë 90 minutav ku vetëm Daniel Xhejms shfaqej në një farë mënyrë I rrezikshëm, ndërkohë që krejt ndryshe ndodhi me Uest Hamin që u paraqit më mirë që në minutat e para duke detyruar De Gean të bëjë pritje vërtet shpëtimtare me spanjollin që ndaloi Jarmolenkon e sidomos Nobël. Kur u mendua se pjesa e parë po shkonte drejt barazimit, Uest Hemi mori avantazhin me Jarmolenkon pas një kombinimi me Nobël dhe Felipe Anderson me ukrainasin që kapi në befasi plot 4 mbrojtës të Mancester Junajtid.
Në pjesën e dytë pritej një regim nga Mancester Junajtid por që nuk erdhi edhe pse fillimi ishte premtues për të me Matën që vuri në prova Fabianskin që e kaloi atë me sukses pasi arrit të ndalë spanjollin. Me kalimin e minutave loja e Mancester Junajtid filloi të shuhej, ndërkohë që Uest Hemi nisi të kërkojë golin e dytë dhe e gjeti atë në minutën e 84 me Aron Kresuell. Në fund Xhejms kërkon të rindezë sdisi mancester Junajti, por në fund asgjë nuk ndryshon dhe Mancester Junajtid është vërtet në një tunel lpa drita.
Sfidanti.al