“Magjia” Grinvud, nisin krahasimet me Uejn Runin e Kristiano Ronaldon!

Në moshën 18-vjeçare ka statistika të shkëlqyera, dhe mund t’i përmirësojë deri në fund të sezonit. Mejzën Grinvud (Greenëood) është njeriu i momentit tek Mançester Junajtidi, pasi shënoi 2 herë në fitoren ndaj Bornmuthit. Sulmuesi i ri ka 8 gola në Premier Ligë këtë vit, numri më i lartë i një adoleshenti që kur Uejn Runi shënoi 9 gola për Evertonin në 2003-2004, dhe Grinvudi mund ta arrijë apo ta kalojë legjendën, sepse duhen ende disa javë deri bë përfundim. Grinvudi ka 15 gola në edicion, gjithashtu një shifër tepër e lartë, dhe kanë nisur menjëherë krahasimet me Runin e Kristiano Ronaldon. Trajneri Ole Gunar Solskjer, që luajti në krah të Runit, pohon se “nuk kam parë asnjë sulmues si ai në moshën 18-vjeçare”, por nuk dëshiron të bëjë krahasime. “Nuk do të ishte e ndershme, pasi djaloshi do të krijojë karrierën e tij, – thotë ai, – duhet ta lemë të qetë, ndërsa Runi e Kristiano ishin e mbeten legjenda”.

Sfidanti.al