Liverpuli duket se buzëqesh në aspektin financiar. Klubi i ‘The Reds’ duket se do të vendosë një rekord në Premier Leaguen angleze përsa u përket përfitimeve dicka që u publikua nga tabloidi ‘Daily Mail’. Sipas këtij tabloidi, Liverpuli pritet të raportojë fitim para tatimit prej 100 milionë Eurosh, për t’u bërë i pari klub britanik që e raporton një bilanc të tillë.
Mësohet se Liverpuli e ka regjistruar këtë përfitim nga shitja e Kutinjos te Barcelona për 160 milionë Eurosh dhe nga shpërblimi i siguruar nga UEFA prej 81.5 milionë Eurosh në Ligën e Kampioneve, kompeticion ku Liverpuli sezonin e kaluar arriti deri në finale ku u mund nga Reali i Madridit.
Liverpuli me këtë bilanc thyen rekordin e Leister në sezonin 2016/2017 kur ky klub regjistroi një fitim para tatimit prej 92.6 milionësh.
sfidanti.al