Rafael Nadal po shfaqet në një formë të shkëlqyer në Australian Open. Tenisti spanjoll u kualifikua për në gjysmëfinale të këtij turneu pasi ka,loi me lehtësi Frensis Tiafo të cilin e mundi 3-0 duke regjistruar gjysmëfinalen e11 në karrierë në turne Grand Slam pa humbur qoftë edhe një set. Nadal ishte superior ndaj amerikanit i cili e kishte të pamundur që t’i kundërvihej, me numrin 2 të botës që i fitoi setet 6-3;6-4; 6-2.
Nadal do të luajë në gjysmëfinale ndaj stefanos Tsitsipas që vazhdon të mrekullojë në Melbërn. tenisti grek mundi Roberto Bautista Agut 3-1 duke siguruar gjysmëfinalen e tij të parë Grand Slam në karrierë, për t’u bërë njëkohësisht edhe tenisti më i ri që nga Rodick në vitin 2003, që arrin një gjysmëfinale të tillë
Në kampin e femrave, vijon përralla e Deniel Kolins e cila mundi edhe Pavljucenkovën duke prerë biletën për në gjysmëfinale të Australian Open. Amerikania e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-1 dhe ishte Pavljucenkova ajo që fitoi setin e parë 6-2, por Kolins përmbysi gjithcka duke fituar setet e tjerë 7-5; 6-1.
Siguroi një vend mes 4 më të mirave të turneut edhe Petra Kvitova që mposhti Ashlei Barti 2-0 për t’u kthyer në fazën gjysmëfinale të një turneu Grand Slami pas 5 vitesh. Kvitova ishte dominuese në përballjen me australianen dhe i fitoi setet e takimit 6-1 dhe 6-4.
sfidanti.al