Kevin Prins Boateng është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Futbollisti 32 vjecar që u transferua te katalanasit nga Sasuolo në formë huazimi, bëri prezantimin e tij ku nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij për këtë lëvizje që u krye shumë shpejt duke qenë i ndërgjegjshëm që nuk do të ketë vend në formacionin bazë.
‘Jam shumë i lumtur-tha Boateng gjatë prezantimit të tij-kur më tha agjenti për barcelonën mendova se po ëndërroja. do të luaj bashkë me Messin që është futbollisti më i mirë dhe me Suarez, goleadorin numër 1. Barcelona ishte një mundësi që nuk mund të lija të më shpëtonte. Do të vija te kjo skuadër edhe duke vrapuar. Nuk erdha këtu me pretendimin për të qenë titullar, por dua të jap kontributin tim duke parë se kam eksperiencë. Më parë kam luajtur te Las Palmas në La Liga dhe kjo do të më ndihmojë.Kampionati spanjoll është më i miri në botë pasi aty luhet futbolli më i bukur’
sfidanti.al