Në 27 shkurt të kuqtë do të zhvillojnë betejën e parë për trofe këtë sezon, atë në “Uembli” ndaj Bluve të Londrës për Kupën e Ligës (Karabao). Liverpuli i ka forcat për të pretenduar trofeun (po ashtu si edhe Çelsi), veçse njëri nga sulmuesit kryesorë, Diogo Zhota, nuk dihet nëse do të mundet pjesë e ekipit. Lajmet nga Anglia janë që portugezi do të duhet të ketë fat pas dëmtimit në kavilje që pësoi në sfidën e Championsit ndaj Interit. Zhota u zëvendësua në pushim në “San Siro” nga Firmino që shënoi golin e parë për ekipin e trajnerit Jurgen Klop dhe që fitoi 2-0. Deri në 27 shkurt ka vetëm 9 ditë, ndaj edhe nuk do të jetë e lehtë që sulmuesi të rikuperohet, ndonëse të kuqtë kanë në sulm Salahun, Manenë, Firminon dhe Luiz Diasin, pa folur për Divok Origin.
Sfidanti.al