Pas lëndimit të Kutinjos, Liverpul ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e brazilianit.
Sipas “Daily Mail”, pas lëndimit të brazilianit, skuadra e Liverpulit dëshiron në janar transferimin e amerikanit Christian Pulisic, shkruan Gazeta Express.
“Daily Mail” shkruan se transferimi i Pulisicit mund t’i kushtojë skuadrës së Jurgen Kloppit 30 milionë euro.
18-vjeçari ka bërë 18 paraqitje deri më tani për Dortmund, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Kutinjo, që u lëndua në fitoren prej 2:0 kundër Sunderlandit, pritet të jetë jashtë fushës deri nga mesi i janarit