Lidsi ka gati kontratën e re për Bielsën, por “nuk po gjen dot” trajnerin!

U ngjitën sërish në Premier Ligë pas shumë vjetësh dhe arkitekti nga Argjentina duhet të mbetet sërish në krye të ekipit. Lids Junajtidi ka plane të mëdhenj me Marselo Bielsën, veçse drejtuesit e klubit nuk po arrijnë dot që të finalizojnë rinovimin e kontratës. Gjithçka është gati, por mungon diçka që duket e çuditshme, koha e trajnerit për të formalizuar marrëveshjen e re. Shefi ekzekutiv, Angus Kinër (Kinnear) thotë se “Bielsa më ka thënë se nuk po gjen dot asnjë minutë kohë për rinovimin, sepse është shumë i zënë me përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri”. “Më duhet të gjej një dritare (kupto, kohë të lirë) që Bielsa të firmosë, por nuk po e gjej dot”, – tha shefi i “Eland Roudit”. Trajneri është kaq manjak në punën e tij saqë gjithçka tjetër lihet pas dore, edhe kontrata e re.

Sfidanti.al