Lopetegi ka besim tek Sevilja, por Okampos është në dyshim!

Duhej të ishte një betejë argjentinase, në duelin e madh Inter-Sevilja, por njëri prej tyre nuk dihet nëse luan. Lukas Okampos, njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të spanjollëve këtë sezon, ka një dëmtim dhe trajneri Lopetegi nuk dha siguri. “Për Okamposin do të vendos pas stërvitjes së fundit”, – tha ai në konferencën për shtyp. Stërvitja e fundit tashmë është kryer dhe tifozët shpresojnë që vendimi i Lopetegit të jetë pozitiv, dhe mediat thonë se Okampos do t’ia dalë.

Sonte do të jetë finalja e Ligës së Europës, dhe vështirë se mund të gjenden favoritë mes dy ekipeve kaq të fortë. Sevilja shpreson t’i japë lamtumirën me trofe Banegës, që luan ndeshjen e fundit me ekipin. “Interi është shumë i fortë dhe do të ishte gabim i madh nëse nuk do ta respektonim, – thotë trajneri spanjoll, – duam të fitojmë ndeshjen dhe kemi besim në vetvete. Duhet të jemi të përqëndruar e të japim maksimumin, madje ndaj Interit duhet të bëjmë diçka më shumë se më parë”.

Sfidanti.al