Portieri Tibo Kurtua po i shkakton dhimbje koke lajmi se Reali i Madridit po shqyrton mundësinë që të angazhojë si trajner të tij Antonio Konten ose Zhoze Murinjon. Lopetegi ndodhet një hap larg derës së daljes së “Santiago Bernabeut”, ndërkohë që mediumet spanjollë shkruajnë se pasues të tij do të mund të jëtë Konte ose Murinjo.
Ky lajm e shqetëson Kurtuan që ka punuar me të dy trajnerët e lartpërmendur në Londër, ndërsa thotë se ai për shkak të tyre iku që andej.
“Këtu në dhomën e zhveshjes së Realit vetëm unë kam patur rastin që të punoja me Konten dhe Murinjon. Unë u largova nga Londra që të mos kisha më përvoja të tilla dhe tani lexoi në gazeta se ekipin tonë mund ta marrë një nga ata të dy”, citojnë fjalët e Kurtuas disa mediume spanjollë.
Sfidanti.al