Ka qenë e qartë prej kohësh, por tashmë kuptohet se gjendja nuk ka ndryshuar. Antonio Konte dhe bordi i Çelsit (nënkupto, presidenti Abramoviç) janë në luftë të heshtur me njëri-tjetrin, luftë që duket se do të përfundojë me largimin e trajnerit në fund të sezonit. “Unë kam ambicie të madhe, por kam para për të shpenzuar”, – ishin fjalët e italianit, për të spjeguar situatën aspak të mirë në të cilën ndodhet skuadra kampione e Anglisë.
“Shikoni Mançester Sitin, – u shpreh ai, – Guardiola ka ambicie të madhe, po ashtu si unë, por ai ka mundësi të shpenzojë, ndërsa unë jo edhe aq. Shikoni se çfarë sezoni të madh po zhvillon Mançester Siti. Ambiciet janë të njëjta, por rezultati është ky”. Konte përfundoi duke thënë se klubi (Çelsi) i njeh shumë mirë ambiciet e tij, idetë e tij. “Kur merr një trajner me ambicie të madhe, duhet të jesh i bindur që mund të punosh me të, mund të plotësosh kërkesat e tij”, – e mbylli trajneri i bluve.
Sfidanti.al