Antonio Konte qendron te Çelsi. Keshilli Administrativ i Bluve te Londres ne mbledhjen e zhvilluar kete te marte vendosi te mbaje ne stol trajnerin italian pavaresisht humbjes turperuese 4-1 ndaj Uotfordit. Roman Abramoviç vendosi te mos e shkarkoje Konten menjehere per dy arsye; se pari Çelsin e presin disa ndeshje delikate 2 transfertat ne Mançester dhe sfida e Liges se Kampioneve me Barcelonen dhe se dyti; klubi londinez do ta kishte te veshtire te gjente menjehere nje trajner ne lartesine e duhur.
Kandidati me i mundshem per te marre drejtimin e Çelsit per sezonin e ardhshem eshte Luis Enrike, qe edhe gjate ketyre oreve konfirmoi indisponibilitetin per te marre drejtimin e kampioneve te Anglise.
Kjo shtyu drejtuesit e Çelsit qe te fitojne kohe. Nderkaq, Konte vendosi t’u jape 3 dite pushim futbollisteve, nje vendim i pazakonte per trajnerin italian i cili qe nga momenti i ardhjes ne Londer eshte kritikuar per stervitjet intensive. Ai qe ka dale ne mbrojtje te Kontes eshte Geri Kehill.
‘Jemi ne futbollistet qe duhet te marrim pergjegjesite tona. Trajneri ka bere nje pune fantastike-tha Geri Kehill.
Sfidanti.al