Koman ‘i përulet’ Guardiolës: Mançester Siti po fiton për meritë të Guardiolës

Ronald Koman ‘përulet’ përpara Pep Guardiolës. Tekniku holandez që ka një të kaluar me skuadrën e Barcelonës nuk I ka kursyer elozhet ppër trajnerin e Mançester Sitit që kryeson bindshëm Premier Leaguen angleze

‘Njerëzit do të thonë se Mançester Siti po fiton për shkak të parave të shpenzuara,-tha Koman-Këto para I kanë pasur ne dispozicion edhe trajnerë të tjerë në Premier League por asnjë prej tyre nuk kanë aplikuar një futboll të një niveli kaq të lartë sa Guardiola’.

Koman nuk ngurroi të lëshojë thumba ndaj disa trajnerëve të tjerë pa iu përmendur emri. ‘Të gjithë i njohim trajnerët që kanë bërë skuadra fituese, por edhe kanë bërë të mundur që tifozët të argëtohen. Futbolli që na ka ofruar Guardiola është fantastik dhe ka shumë sukses dhe kjo është mënyra më e vështirë për të patur sukses në futboll. Njerëzit thonë se Guardiola ka kopjuar Barcelonën, por ky stil loje është më shumë një ADN e Guardiolës’

Sfidanti.al