Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, është fotografuar në stadiumin e Barcelonës, duke ndjekur ndeshjen e skuadrës së Mesit ndaj Borusias së Mynshengladbahut. Por Klop nuk ka udhëtuar i vetëm për në kryeqytetin e futbollit, por sëbashku me skuadrën e tij, pasi ndjekjen nga afër të barcelonës e ka konceptuar si një seancë stërvitore të veçantë, pas humbjes shokuese në kampionat (4-3), ndaj Bournemauth të shtunën. Ndërkohë klubi katalanas e kishte lajmëruar në Twitter, prezencën e tij dhe të futbollistë të Liverpulit në stadiumin e tyre.