Klop me biçikletë në Gjermaninë e tij, në “Turin e Liverpulit”

Jurgen Klop padyshim është pritur ngrohtë në Gjermani, atdheun e tij që e ka zgjedhur si bazë për vazhdimin e përgatitjeve verore të Liverpulit. Trajneri gjerman është parë i lumtur, ndërsa linte hotelin në qytetin Rotah-Egern në brigjet e liqenit Tegernze. Siç ndodh shpesh ditët e sotme, Klop u vendos në krye të skuadrës së tij, e gjitha mbi biçikleta, për të bërë një “Tur” deri në kampingun stërvitor. Liverpuli ka llogaritur tri ndeshje miqësore në Gjermani, me të parën të shtunën (nesër) ndaj Hertës së Berlinit, ndërsa pohohet se seancat stërvitore kanë qenë masakruese. Klop nuk ka shkuar në atdheun e tij as për t’u çmallur me tokën, njerëzit dhe gjermanishten, dhe as për nostalgjinë e viteve tek Mainci e Dortmundi, por për të përgatitur një skuadër të aftë që të fitojë titullin kampion në Angli.

Sfidanti.al