Montela kundër tifozëve: Më jepni kohë për Milanin e madh

Milani europian nuk mund të thuhet se bindi plotësisht në Rumani, edhe pse fitoi, dhe në rrjetet sociale ka pakënaqësi të tifozëve. “Edhe sa duhet deri në përfundim”, thumbon njëri prej tyre, duke vendosur në postim foton e bosit kinez që tregon orën në kyçin e dorës. Kritikat, gjithsesi, nuk e trondisin trajnerin Vinçenco Montela, i cili duket i qetë në zbatimin e planit të tij.

“Milani i madh ka nevojë për më shumë kohë, – shprehet ai, – Universitatea e Krajovës ishte më përpara se ne fizikisht dhe kishte lojtarë të shpejtë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj, përforcime shumë të mira, por që ende nuk janë njohur si duhet me njëri-tjetrin”. Montela sjell shembullin e Andre Gomezit, i cili për të do të bëhet një kampion i madh, por që “ka nevojë për kohë që të rritet, dhe duhet ta lemë të qetë”. Trajneri thotë se do të luajë me skemën 4-3-3, pavarësisht se në mbrojtje do të jetë Bonuçi, ndërsa Rikardo Rodrigez, autor i golit të vetëm në Rumani, u shpreh i lumtur për rrjetën e tij të parë si kuqezi.

Sfidanti.al