Rritet tensioni te Barcelona. Hija e Paris Saint Germain po zgjerohet gjithnjë e më shumë mbi Neymar aq sa braziliani të nervozohet dhe të përfshihet në një grindje me një nga shokët e tij të skuadrës gjatë një séance stërvitore në Miami. Bëhet fjalë për Semedon i cili kreu një ndërhyrje të fortë duke bërë që Neymar të humbasë kontrollin dhe të kapet me mbrojtësin portugez.
Në këtë moment u desh ndërhyrja e Busquets, Mascheranos dhe disa lojtarëve të tjerë që situata të rëndohej akoma më shumë. Më pas Neymar, që ishte ende i nervozuar la qendrën stërvitore dhe e gjithë kjo ndodhi në sytë e trajnerit Valverde. Një ngjarje kjo që tregon se futbollisti nuk është shumë i qetë dhe se ai dhe ata që e përfaqësojnë e kanë mendjen diku tjetër, pikërisht te bisedimet me Paris Saint Germain.
sfidanti.al