Klop: Barcelona do Kutinjon? Le të bëjë gati 400 milionë euro!

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, iu përgjigj mediumeve spanjollë që shkruajnë se lojtari i tij, Filipe Kutinjo, është në prag të transferimit për te Barcelona, duke vënë në dukje: “Kur Kutinjo do ta nënshkruajë kontratës e ardhshme? Në të ardhmen, me një klauzolë të veçantë blerjeje prej 400 milionë eurosh!”, vuri në dukje Klopi, megjithëse, duket se me shaka, duke vazhduar më tej:

“Po ju them se, absolutisht, nuk ekziston ndonjë plan për shitjen e tij. Pronarët e klubit më kanë thënë se askush nuk do të shitet, nëse ne nuk duam që të shitet. Ne, tani, kemi një ekip stabil me një bazë të mirë, ndërsa synojmë që të sjellin edhe freski. Po e përsëris se askush nuk do të largohet nga ekipi, nëse ne nuk japim pëlqimin tonë, kështu që unë jam i qetë, kur është fjala për Kutinjon”, deklaroi trajneri gjerman i Liverpulit.

Kutinjo ka kontratë me Liverpulin deri më 2022 dhe, pa lejën e klubit, ai nuk do të mund të largohet askund. Sidoqoftë, ky lojtar brazilian mund të ushtrojë presion, nëse dëshira e tij për t’u transferuar gjetkë do të jetë e madhe. Atëhere, po, në Liverpul do të krijohen probleme.

Sfidanti.al