Kasper Shmajhell bëri atë që s’ka bërë i ati i tij në “Old Traford”, priti penallti

Portieri i Lester Sitit, Kasper Shmajhell, arriti që të bënte, atë që nuk e ka bërë dot asnjëherë, gjatë karrierës së tij të pasur, i ati i tij, Peter. Portieri legjendar danez i Mançester Junajtidit ka pasur një karrierë të shkëlqyer gjatë tetë viteve me këtë ekip, por nuk ka arritur që të presë penallti qoftë edhe një herë në “Old Traford”!

Kurse i biri i tij, Kasper, arriti që të priste penalltinë , kur ai pengoi sulmuesin kryesor të Junajtidit, Romelu Lukaku, që ta dërgonte topin në rrjetën e portës së Lesterit në min. e 53-të të ndeshjes, të cilën ekipi i “dhelprave”, sidoqoftë, e humbi 2-0.

Sfidanti.al