Kalvert-Ljuin, “asi nën mëngë” i Karlo Ançelotit tek Evertoni!

“Baba Karlo” sot nuk ndihet edhe aq shumë gjysh sesa kur ishte tek Bajerni apo tek Napoli. A thua ai ka gjetur “folenë” e tij për të jetuar jetën siç dëshiron e për të arritur suksese si Klaudio Ranieri tek Leisteri? Me gjasë po, sepse Evertoni po shkëlqen këtë sezon, po konkurron me Liverpulin në krye të renditjes së Premier Ligës, si dhe u kualifikua me bujë në çerekfinalet e Kupës së Ligës në Angli, me fitoren 4-1 ndaj Uest Hemit. Përtej emrave të stabilizuar si Hames Rodrigez, Alan apo Risharlison, shkëlqimin kryesor këtë sezon deri tani e ka sulmuesi 23-vjeçar, Dominik Kalvert-Ljuin. Ai realizoi 3 herë ndaj “çekiçëve” dhe tani ka 8 rrjeta në 5 ndeshje këtë sezon. Ançeloti ka gjetur një sulmues siç ka pasur Shevçenkon tek Milani apo Drogbanë tek Çelsi, ndonëse duhet pritur për të parë vazhdimin. “Në futboll, realiteti është shumë i bukur kur fiton, – pohoi me urtësinë e tij “Karleto”, – ne jemi aty ku donim të ishim që kur filloi sezoni dhe kemi ambicien dhe motivimin për të vazhduar në këtë rrugë”.

Sfidanti.al