Federata Portugeze e Futbollit do të lejojë në tetor të hyjnë në stadium në mënyrë graduale një numër i kufizuar tifozësh për ndeshjet me Spanjën dhe Suedinë si një test për ndeshjet e kampionatit. Vendimi u mor pas një konsultimi më qeverinë dhe autoritetet shëndetësore luzitane.
Për sfidën mes Portugalisë dhe Spanjës që do të luhet në 7 tetor në stadiumin ‘Jose Alvalade’ do të lejohet një numër tifozësh sa 5% e kapacitetit, ndërsa për ndeshjen me Suedinë në 14 tetor do të lejohen tifozë në 10% të kapacitetit të impiantit.
Stadiumi ‘Jose Alvalade’ që ndodhet në veri të kryeqytetit portugez dhe ku luan Sportingu i Lisbonës ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh. Pas këtyre dy ndeshjeve, Federata Portugeze e Futbollit do të përpilojë një raport që do të studiohet nga autoritetet shëndetësore në vendin iberik për një autorizim të mundshëm të hapjes së stadiumeve për publikun edhe për ndeshjet e kampionatit portugez
Sfidanti.al