Emocionet ishin të forta në “Old Traford” për superyllin portugez që vuri këmbën sërish në “shtëpi”, veçse për tifozët e Çelsit ndjenjat nuk ishin hiç fare më të pakta në “Stemford Brixh”. Nëse Kristiano Ronaldo i lumturoi përkrahësit e Mançester Junajtidit duke shënuar 2 gola në debutimin e dytë, nuk mbeti prapa Romelu Lukaku. Gjigandi belg, që pati probleme dëmtimesh ndërsa ishte me kombëtaren e Belgjiksë, realizoi po 2 herë në suksesin 3-0 të Çelsit ndaj Aston Vilës. Kovaçiç e asistoi për golin e parë, më pas vetë kroati përfitoi nga gabimi i miqve për të shënuar të dytin, ndërsa rrjeta e tretë e Lukakut erdhi në fund pas shërbimit të marrë nga kapiteni Sezar Azpilikueta. Kanë kaluar 10 vjet që kur Lukaku ishte me Çelsin, që shpenzoi 115 milionë euro për ta sjellë sërish në Londër. Ekipi i trajnerit Tomas Tuhel mbajti ritmin e Man. Junajtidit duke pasur nga 10 pikë në 4 ndeshje të Premier Ligës.
Sfidanti.al