Ronaldo: Nuk prisja të shënoja dy gola, prisja të shënoja … tre!

Superylli portugez nuk ngurroi të bënte shaka dhe të tregohej ambicioz pas debutimit të tij të dytë, të jashtëzakonshëm, tek Mançester Junajtidi. Kristiano Ronaldo shënoi dy gola ndaj Njukasëllit në ndeshjen e parë në Premier Ligë pas largimit nga Juventusi, dhe u shpreh i lumtur më pas.

“Ishte e pabesueshme, – tha CR7-ta, – nuk e prisja aspak që të shënoja dy gola, ndoshta mund të shënoja ndonjë tjetër. Gjithsesi, ishte një mirëseardhje e shkëlqyer për mua nga ana e tifozëve. Ata thirrën emrin tim gjatë gjithë ndeshjes, isha nervoz, por unë i përkas këtij klubi dhe unë isha i vendosur për ta ndihmuar ekipin deri në fund, në mënyrë që të arrijmë gjëra të mëdha. Ne jemi këtu për të fituar”.

Sfidanti.al