Jo të gjithë “vdesin” për Realin, Salah nuk e braktisi “familjen”

Mohamed Salah nuk do të jetë lojtar i Realit të Madridit, të paktën jo tani shpejt. Sulmuesi egjiptian vendosi të rinovonte kontratën me Liverpulin, me klubin që ia shpërbleu besnikërinë duke i dhënë pagesën më të lartë në historinë e tij. Mediat britanike njoftojnë për 200 000 paund stërlina në javë, rreth 230 000 euro në javë, që do të thotë dyfishin i rrogës që Salah merrte me akordin e parë.

“Sezoni i kaluar ishte special, me shumë gjëra të veçanta, por ne duam më shumë”, – ishin fjalët e trajnerit Jurgen Klop. Në maj, Liverpuli luajti finalen e Championsit (1-3 me Realin), dhe siguroi kualifikimin për në Champions edhe për sezonin e ardhshëm, veçse pritshmëritë në “Anfild” janë gjithnjë maksimale. Luftohet për Premier Ligën (që nuk fitohet nga viti 1990), dhe për Championsin. Me Salahun gjithçka është më afër.

Vendimi I Salahut, pas atyre të trajnerëve Poçetino apo Alegri, tregon se jo kushdo “vdes” për të qenë pjesë e Realit.

Sfidanti.al