Ka kohë që spekulohet se Eden Azari do të largohej nga Çelsi, se ai së bashku me bashkatdhetarin e tij, Tibo Kurtoa, do të shkonin te Reali i Madridit, por kjo nuk ndodhi, të paktën jo këtë verë. Ky futbollist belg konfirmoi se ai do të vazhdonte të luante me Çelsin.
“Është folur shumë, por më shumtë të pavërteta, por unë mund t’ju them se e ndjej veten mjaft mirë këtu, ku jam. Kam edhe dy vite të tjera sipas kontratës, kurse pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, vuri në dukje Hazari, kontrata e të cilit me “blutë” e Londrës është deri në vitin 2020.