Guardiola: Unë dhe Murinjo jemi binjakë; të dy duam të fitojmë tituj.

Kjo e dielë në kampionatin anglez është dita e derbit mes Mançester Junajtid dhe Mançerster Sitit, dy skuadrat që janë edge në 2 vendet e para të klasifikimit. Trajneri I Citizens, pep Guardiola  deklaroi se kjo sfidë nuk do të jetë vendimtare pavarësisht rezultatit që do të jetë në këtë ndeshje

‘Fitore, barazim apo humbje nuk ka rëndësi si do të dalë kjo sfidë, kampionatin as do ta kemi të fituar, pr as të humbur-tha Guardiola në prag të kësaj sfide-unë mendoj vetëm që skuadra ime të luajë mirë dhe të fitojë’

Përballja mes Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit do të jetë edhe ajo mes dy strategëve të skuadrave, Zhose Murinjo dhe vetë Guardiolës të cilët njihen si dy trajnerë shumë ambiciozë.

‘Unë dhe Murinjo jemi dy binjakë, të dy duam të fitojmë tituj-tha Guardiola-por këtë mund ta them edhe për konten, Klop apo Poçetinon. Nuk do të kritikoj kurrë trajnerët e tjerë për sistemin e lojës që aplikojnë’

Sfidanti.al