Kristiano Ronaldo pa komplekse: Jam më i miri në histori

Kristiano Ronaldo mori në dorëzim këtë të enjte në paris, Topin e Artë I pesti për t ënë karrierë. Portugezi ishte dhe protagonist i numrit të ri të revistës France Football që e dha këtë cmim teksa ishte në kopertinën e saj me titullin ‘CR5’. Portugezi kishte dhënë edhe njëintervistë për këtë revistë ku nuk tregoi asnjë lloj kompleksi teksa e përkufizoi veten si futbollisti më i mirë në histori.

Në intervistën e tij, Ronaldo foli edhe për disa etapa të karrierës së tij dhe për jetën private. ‘Kur fillova të luaj te Mançester Junajtid kuptova që isha vërtet lojtar i mirë përkrah Gigs, Ferdiand, Van Nistelroj-tha Ronaldo-mendova se kisha talent dhe se mund të fitoja Topin e Artë’.

Ronaldo nuki fshehu emocionet për suksesin e këtij viti përsa I përket fitores së Topit të Artë.

‘Ndihem shumë i lumtur, është një moment fantastik i karrierës sime-vijoi Ronldo-e prisja prej shumë kohësh këtë. Ky vit ishte i mrekullueshëm fituam Ligën e Kampioneve dhe Kampionatin, në nivel personal isha shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve. Trofetë të ndihmojnë të fitosh cmime të tillë dhe unë dua të falenderoj shokët e mi të skuadrës të Reali dhe Portugalia’.

Një episod i këndshëm në ceremoninë e Topit të Artë ishte edhe momeni kur ronaldo u pyet se cfarë dhurate donte për krishtlindhje dhe ja sesi u përgjigj ai:

‘Një tjetër fëmijë dhe nuk është shaka. Po u gëzohemi 4 fëmijëve që kemi aktulisht, por unë dua 7 fëmijë e 7 Topa të Artë’.

Sfidanti.al