Zllatan Ibrahimoviç kur nuk shënon gol në Angli e kanë quajtur edhe “pensionisti i luksit”, e kanë kritikuar shumë për stilin e tij arrogant ndaj kundërshtarit, për qëndirmin e tij iluziv në fushë, por…kur shfaqet kampionime madhështinë e tij, askush nuk mbetet në dyshim se është “një plakush” i domosdoshëm në fushë. Në ndeshjen me Suonsin ka shënuar dy gola dhe njëri prej tyre do të kujtohet gjatë tek Mançesteri, për më gjatë në Premier Ligë ngaqë ishte jubilar..goli i 25.000-të. Si mund të quhej ndryshe autori i një goli historik.
Kur një gazetar e ka pyetur për këtë gol, Zllatan ka thënë: “ Ah, nuk e dija, kujtova se ishte goli i 25.000 që kam shënuar”. Edhe pse nuk shënonte qysh nga10 shtatori, “kokëkrisuri” siç e pagëzojnë në Angli, ia shkrepi me dy gola për të dhënë përgjigje pyetjes: përse ndodhet në Old Traford, Ibra? Dëgjoni fjalët e tij pas kësaj ndeshje: “ E rëndësishme është që të krijohen shumë rastë për gol, si bëj unë, pastaj ata do të vijnë.Edhe pse gjëja më e rëndëishme në fund ështën fitorja”.