Sulmuesi kryesor dhe kapiteni nuk ishin, veçse Çelsi ia doli të fitonte thellë edhe pa ata. Tre gola shënuar ndaj Bornemuthit pa pësuar asnjë ishte përgjigja e skuadrës së Kontes ndaj dyshuesve, ndërsa gëzimi është shumë më i madh tani që dy lojtarët e rëndësishëm janë në prag të rikthimit. Periudha festive vazhdon dhe do të ketë edhe dy 90-minutësha të vështirë, veç Diego Kosta është i sigurt se do të jetë në formacion (vetëm po e ndali ndonjë dëmtim). Sulmuesi braziliano-spanjoll ishte i pezulluar. Xhon Terri po ashtu po punon fort, pasi ai ka qenë i dëmtuar, dhe beson se mund t’ia dalë. Trajneri Konte do të ketë edhe dy alternativa të rëndësishme në përballjen e radhës, në 31 dhjetor ndaj Stouk Sitit në “Stemford Brixh”.