Futbolli britanik ‘në baltë’; Newcastle e West Ham nën hetim për evazion..

Skandal në futbollin Britanik dhe në qendër të vëmendjes janë Newcastle dhe West Ham. Organet tatimore Britanike kanë nisur hetime për evazion fiskal shifra e të cilit kap vlerën e 5 milionë Paundëve ku ka pasur edhe disa arrestime mes të cilëve edhe presidenti i Newcastle, Lee Charnley. Por jo vetëm kaq mësohet se autoritetet e HM Revenues&Custom kanë ushtruar kontroll në selitë e këtyre dy klubeve duke u konfiskuar bilancet financiare, kompjuterët dhe telefonët celularë. Ndërkaq, hetime të ngjashme janë bërë edhe në Francë, me autoritetet e vendit transalpin që kanë bërë kontrollet e tyre në disa zona.

sfidanti.al