Klubet anglezë e mbyllën dje “pazarin” e lojtarëve, ndërkohë që duhet të thuhet se ky sezon veror transferimesh ishte më të vërtetë ndër më të veçantit gjatë shumë viteve të fundit. Totenhemi u bë klubi i parë që nga viti 2003, që nuk bleu asnjë lojtar. Mançester Junajtidi kërkoi me dëshpërim një stoper, por nuk e gjeti dot, ndërsa Murinjo ndodhet në një pozitë që nuk është për t’u lakmuar.
Çelsi solli një portier të ri, duke vendosur një rekord më vete, ndërkohë që bleu edhe Zhorginjon nga Napoli. Liverpuli, nga ana e tij, shpenzoi plot 180 milionë euro, por, megjithatë, më aktivet në këtë “pazar” lojtarësh ishin klubet e “vegjël” dhe midis tyre duhet të dallohet Fullhemi i sapokthyer në Premier Ligë që shpenzoi 114 milionë euro për kompletimin e formacionit të parë.
Edhe Kardifi dhe Uollverhemptoni që, gjithashtu, u kthyen në Premier Ligë, shpenzuan shumë para, por, sidoqoftë, jo sa Fullhemi që është në pronësi të miliarderit amerikano-pakistanez Shahid Kan që ka shpenzuar më shumë para sesa klubet francezë, gjermanë, italianë dhe spanjollë, të marrë së bashku, që sapo janë ngjitur në ligat më të mira të vendeve të tyre!
Sfidanti.al