Nga Premier League angleze vjen një histori e vështirë për t’u besuar. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, sulmuesi i Fulhamit, Abubakar Kamara u arrestua për agresion dhe lëndime ndaj pjesëtarëve të stafit pas një zënke. Së fundmi Kamara është lënë jashtë skuadre nga trajneri Klaudio Ranieri kështu që në seancën e radhës stërvitore ai shkoi për të folur në lidhje me të ardhmen e tij, por situata degjeneroi në një sherr të madh ku u kërkua ndërhyrja e policisë
Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, në të vërtetë, Kamara ishte nervoz që në momentin që mbërriti në qendrën stërvitore të Fulhamit si për lënien jashtë nga skuadra ashtu edhe për të dërguar të stërvitet me ekipin e U23 që erdhi pas një sherri me Mitrovic në një seancë joge të skuadrës. Ideja e futbollistit ishte që të diskutonte për vijimin e karrierës së tij në një skuadër tjetër duke ditur se ka disa oferta nga kampionati turk.
Por bisedimet shkuan aq keq mes palëve aq sa u desh ndërhyrja e policisë për të ndarë palët, ndërkohë që Kamara u vu në pranga dhe qëndroi në një stacion të policisë në jug të Londrës, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
ndërkaq Fulham nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur përjashtimin për një kohë të pacaktuar të Kamara nga të gjitha aktivitetet e klubit duke shtuar se do të bashkëpunojë me policinë në cdo hetim apo procedim ligjor për t’u garantuar të gjithëve një vend pune të sigurt.
sfidanti.al