‘Të fitosh nuk ka thjesht rëndësi; është e vetmja gjë që vlen-është kjo fraza që Mauricio Sarri e ka dëgjuar shpesh gjatë eksperiencës së tij në Serinë A, por në Premier League angleze duket se po mëson dicka tjetër; që ndonjëherë fitorja mund të mos mjaftojë.
Ditën e shtunë Celsi u rikthye te fitorja në kampionatin anglez, pas dy humbjeve radhazi në kampionatin anglez teksa shkatërroi Hadërsfildin 5-0 ku Higuain shënoi 2 golëshin e tij të parë me fanelën e Celsit. Por pas kësaj ndeshjeje, padroni i Bluve të Londrës, Roman Abramovic i dërgoi një mesazh telefonik trajnerit italian duke e kërcënuar me shkarkim
Lajmi publikohet nga ‘Daily Express’ sipas të cilit, Abramovic i kërkoi Sarrit shpjegime për krizën e kohëve të fundit për të fiksuar më pas edhe objektivin e kualifikimit të Celsit në zonën Champions, në mënyrë që ai të konfirmohet në pankinën e skuadrës. Nëse dështon në arritjen e këtij objektivi, në fund të sezonit, Sarri do të shkarkohet.
Por jo vetëm kaq, në artikullin e saj ‘Daily Express’ shkruan se Abramovic ndërkohë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e mundshëm të Sarrit në pankinën e Celsit dhe emri i Maurisio Pocetinos është në krye të listës së dëshirave të manjatit rus. Për Pocetinon kanë shfaqur interesin e tyre edhe Reali i Madridit e Mancester Junajtid, por deri në këtë moment Totenhemi po reziston mjaft mirë.
sfidanti.al