Evertoni i trajnerit Ronald Kuman, gjatë orëve të fundit të këtij sezoni veror të transferimeve, arriti që të blejë futbollistin e ri 19-vjeçar të talentuar, Nikola Vlashiç të Hajdukut të Splitit, duke paguar për të tetë milionë sterlina. “Jam shumë i gëzuar se do ta vazhdoj karrierën time tek Evertoni që zotëron lojtarë cilësorë, nga të cilët unë mund të mësoj shumë dhe të vazhdoj që të përparoj”, vuri në dukje futbollisti i ri kroat.
“Për mua është një nder i madh që do të veshë bluzën e Evertonit. Premier Liga është me siguri konkurrimi më i fortë në botë. Kështu që mendoj se unë kam bërë lëvizjen e duhur, duke nënshkruar me klubin e Evertonit”, tha futbollisti i ri kroat. Me përforcimin e ri që mori, klubi i “Gudison Parkut” siguroi edhe përforcimin e nëntë që ka marrë gjatë këtij sezoni veror transferimesh, duke shpenzuar, gjithsej, 140 milionë sterlina.
Sfidanti.al