A është De Gea portieri më i mirë në botë? 620 “bekimet”e portës…

Nëse shihen të dhënat e 300 ndeshjeve të këtij portieri spanjoll që mban të veshur bluzën e Mançester Junajtidit, konkluzioni është, më të vërtetë, mjaft impresiv. Nuk ka dyshim se David De Gea është lojtari më i mirë i Junajtidit gjatë viteve të fundit, ndërkohë që shumëkush e konsideron atë si portierin më të mirë momental në botë. Ata që konsiderojnë kështu, kanë argumente të fortë:

Qëkur De Gea ka debutuar në Premier Ligë, më 2011, ai ka arritur që ta mbajë “të pastër” rrjetën e portës së tij në plot 90 ndeshje, ka bërë 620 pritje, më shumë sesa kushdo portier tjetër në Premier Ligë gjatë kësaj periudhe kohore, ka pritur 74 për qind të goditjeve të topave që kanë ardhur brenda kuadratit të portës që, në fakt, është një tregues i lartë për një portier, ndërkohë që intervali mesatar mes dy golave të pësuar është 96 minuta, më mirë sesa kushdo portier tjetër në Premierë Ligë. Këto janë statistika, me të vërtetë, përshtypjelënëse.

Sfidanti.al