Studimi i Daily Mail e thotë qartë, mançester Siti i pep Guardiolës do të jetë kampioni më i shtrenjtë në historinë e Premier Leagues. Skuadra e Sitizens është projektuar të mbyllë kampionatin me 102 pikë të shënuara që do të thotë se kjo skuadër do të ketë regjuistruar një kosto prej 7.3 milionë Euro për çdo pikë të fituar.
‘Daily Mail’ e bëri studimin e tij duke u bazuar te vlera e shpenzuar në merkato dhe paga e futbollistëve të Mançester Sitit. Ky tabloid e bëri analizën e tij tek futbollistët e aktivizuar më shumë duke mbledhur vlerën e kartonit me pagën e tyre për ta përpjestuar me ndeshjet e fituara.
Sezonin e kaluar, Çelsea që e mbylli kampionatin me 93 pikë, shpenzoi 5.3 milionë Euro për cdo pikë të fituar, ndërsa përpara 2 sezonesh, leicester kishte një kosto me 1.4 milionë Euro shpenzim për pikë të fituar.
sfidanti.al