Faleminderit Zhulio Sezar! Portieri mbylli karrierën me Flamengon

Zhulio Sezarin nuk do ta shohim më në fushat e lojës. Portieri brazilian i dha fund karrierës së tij futbollistike dhe këtë e bëri në stadiumin mitik Maracana në ndeshjen mes Flamengos dhe Amerikas e mbyllur 2-0 për Flamengon. Fudi i ndeshjes ishte vërtet prekës me Zhulio Sezat që mori përqafimet më të ngrohta duke mos i frenuar dot lotët e tij.

Ishte pikërisht Flamengo ajo që i dha mundësinë Zhulio Sezarit që të nistë karrierën e tij si futbollist në vitin 1997. Sukseset më të mëdha, portioer tashmë 38 vjecar i ka pasur kur ka veshur fanelën e Interit me të cilin në 2010 fitoi Tripletën; kampionat, Kupë Italie dhe Ligë kampionesh. Gjithashtu Zhulio Sezar me Interin ka fituar edhe 4 tituj të tjerë të Serisë A, 3 Kupa të Italisë, 4 Superkupa të Italisë. por Zhulio Sezar ka triumfuar edhe në Portugali ku me Benfikën ka mundur të fitojë 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Ligës, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të Portugalisë. Përsa i përket përfaqësueses braziliane, Zhulio Sezar ka fituar një Kupë të Amerikës dhe një Kupë  të Konfederatave

sfidanti.al