Jose Murinjo është sërish në probleme. Trajneri i Manchester United është nën akuzë për komentet e tij para ndeshjes në Liverpool dhe tashmë Federata Angleze ka kërkuar dënim për të.
Murinjo tha para sfidës në Liverpul se arbitri i ndeshjes Antony Teylor do ta kishte të vështirë në “Anfield” dhe do të akuzohej për favorizim nëse gabonte.
Me rregullore, në Angli ndalohet të flitet për arbitrat në orët para ndeshjes, ndaj Murinjo mund të pezullohet disa ndeshje.