Sipas lexuesve të “Goal.com”, Manchester United është votuar si klubi më i popullarizuar në botë, duke lënë prapa Barcelonën dhe Real Madridin, kampionët e Evropës janë vetëm të tretët – pavarësisht titujve që po fitojnë.
“Goal.com” shkruan se më shumë se 42 mijë lexues kanë votuar për klubin e tyre favorit – ku “Djajtë e Kuq” dolën fitimtar me 23 për qind të votave. Barcelona në vendin e dytë me 18 % dhe Real Madrid në atë të tretë me 16 për qind.
Por, në Evropë është Barcelona dhe Real Madridi që pëlqehen më së shumti, duke lënë prapa Manchester Unitedin.
Në vendin e katërt u rendit Chelsea, derisa top pesëshja plotësohet me klubin tjetër anglez, Liverpoolin.
Milani është votuar si klubi më i po popullarizuar në Itali, me 117 vota më shumë se Juventusi. Derisa Bayern Munich ka triumfuar ndaj Borussia Dortmund në Gjermani.