Cesc Fabregas ka konfirmuar se do të mbetet në Chelsea, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm
Ylli i Spanjës, Cesc Fabregas u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes. Ish anëtari i Barcelonës dhe Arsenalit ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Chelsea.
“100 për qind unë do të mbetem në Chelsea. Unë nuk jam duke menduar për ndonjë gjë tjetër përveç ta sfidoj veten këtu”, ka deklaruar Fabregas për Sky Sport.
“ Situata nga gjashtë muaj më parë tani ka ndryshuar rrënjësisht”, ka thënë Fabregas, i cili kishte zgjuar interesimin e shumë skuadrave.