Mbiemri Levandovski – sinonim i suksesit

Xhj Levandovski ka duar të arta dhe një mbiemër të famshëm, ashtu si dhe golëshënuesi i rrezikshëm i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, Sulmuesi i Bajernit është, me të vërtetë, një makinë golash, kurse një mjeshtër i vërtetë në profesionin e vet është edhe Xhej Levandovski që është i ngarkuar të mirëmbajë dhe të rregullojë raketat e tenisit në turneun aktual në Delprej Biç të SHBA-së. Më shpesh, bëhet fjalë për korrektimin e rrjetës së raketës. Myshteri të tij më të shpeshtë janë tenistët që i realizojnë serviset më mirë sesa të tjerët, Milosh Raoniç, Huan Martin del Porto dhe Xhek Sok.

Secili prej tenistëve ka mënyrën e vet të tendosjes së rrjetës së raketës. “Dastin Brauni kërkon një tendosje më të fortë të rrjetës, kurse tenistët Kukushkin dhe Xhek Sok e duan strukturën e rrjetës më pak të tendosur”, thotë Xhej Levandovski. Del Porto, Soku dhe Raoniçi po avancojnë mirë në këtë turne që do të thotë se Levandovski ka akoma shumë punë për të bërë deri në fund të këtij turneu.

sfidanti.al