Do jenë shokët e skuadrës që do vendosin për shiritin e Xhakës

Nuk është se po ndodh ndonjë ndryshim me atë që u bë në fillim të sezonit. Do të jenë lojtarët e Arsenalit që do të vendosin nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiteni apo jo, dhe ky është plani i trajnerit Unai Emeri. Edhe kur u vendos kapiteni për herë të parë, Emeri i besoi vullnetit të skuadrës, diçka që po kritikohet nga disa analistë e gazetarë, por që tekniku spanjoll e quan gjënë e drejtë.

Xhaka u vërshëllye dhe u kritikua nga tifozët në stadium, gjatë zëvendësimit ndaj Kristël Palasit, ndërsa u përgjigj me nerva duke i ofenduar me gjeste dhe me fjalë. Kjo e acaroi edhe më shumë situatën dhe besohet se shqiptari i Zvicrës do ta ketë të vështirë që të luajë si kapiten tani e tutje, madje edhe që të jetë pjesë e Arsenalit. Gazetat shkruajnë se 27-vjeçari me origjinë nga Kosova mund ta dorëzojë vetë shiritin, ndërsa mund t’u kërkojë falje tifozëve.

Sfidanti.al