Dëgjoheni kapitenin, Brajan Robson: Pogba, lider tek Junajtid!

Brajan Robson ka qenë një nga “7”-at e famshme të Mançester Junajtidit dhe futbollit anglez. Ish-kapiteni i “djajve të kuq” dhe i kombëtares së Anglisë, ka bërë një parashikim për Pol Pogbanë që ka bërë kontrast me atë që kanë thënë ish-yje të tjerë të dikurshëm, si për shembull Geri Lineker. “Do të jetë Zhoze Murinjo që do të caktojë se kush do të jetë kapiteni, – u shpreh ai, – por, sapo Pol Pogba do të përshtatet plotësisht tek Junajtidi dhe tek Premier Liga, atëherë ai do të jetë kandidati kryesor për shiritin”.

Kritikat nuk kanë qenë të pakta për mesfushorin francez të ardhur nga Juventusi, dhe sidomos duke parë shifrën që u pagua për të (gati 120 milionë euro), veçse ish-kapiteni Robson hyn në detaje. “Mendoj se Poli po punon shumë në çdo ndeshje, – theksoi ai, – duket qartë se ai dëshiron të jetë një nga më të mirët, pse jo mesfushori më i mirë në botë, prandaj ai do të vazhdojë të përmirësohet dhe të kthehet në një yll të madh për skuadrën”.

Sfidanti.al