Debutimet e lumtura në Premier, Aleksis Sançez dhe Obamejang

Njëri pati thjesht debutim me ekipin e ri, jo në kampionatin e ri, ndërsa i dyti ishte krejtësisht “fringo”. Aleksis Sançez dhe Pjer-Emerik Obamejang shkëlqyen në herën e parë me fanelat e reja duke shënuar gola. Sulmuesi nga Kili luajti për herë të parë në “Old Traford” në Premier Ligë si lojtar i Mançester Junajtidit, duke shënuar golin e dytë. Gaboi gjuajtjen e penalltisë, por ishte vetë ai që e dërgoi shpejt e shpejt topin në rrjetë.

Nuk ishte vetëm goli që kënaqi Sançezin, trajnerin e tij Murinjo, dhe gati 75 000 shikues në stadium. Ish-ylli i Arsenalit ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 8, gjithnjë një rrezik dhe shkak pështjellimi në mbrojtjen e Hadërsfildit që nuk ia doli ta mposhtte fizikisht.

Obamejang po ashtu pati arsye për të qenë i lumtur. Suksesi 5-1 i Arsenalit ndaj Evertonit në “Emirejts” u duk sikur po hapte një epokë të re, ndonëse kjo duket shumë e vështirë me një trajner 67-vjeçar si Arsen Venger. Gjithsesi, “Oba” e nisi më së miri karrierën në Londër duke shënuar gol në debutim (edhe pse “lehtësisht” pozicion jashtë loje). Bashkë me të, i lumtur edhe asistuesi i dy golave, Henrik Mkitarian që gjithashtu bëri debutim për ekipin e tij të ri, por sidomos Aron Ramsej, autor i 3 golave për “topçinjtë”.

Sfidanti.al