Mauro Ikardi dhe Vanda Nara i japin fund krizës së krijuar duke bërë që mes tyre të rilindë dashuria. Është një histori zemrash që jetohet kryesisht në rrjetet sociale, më konkretisht në Instagram me ciftin që nuk ka aspak komplekse dhe e tregon atë për të gjithë fansat. Ditët e fundit në profiolin e Ikardit në Instagram u shfaq një mesazh misterioz ‘Të thuash lamtumirë do të thotë të rritesh shkruhej në postimin e tij dhe nuk vonoi shumë e të gjithë nënkuptuan një ndarje mes tij dhe Vanda Narës. Treguesi i dytë i kësaj krize ishte dhe fakti që Ikardi kishte rreshturi së ndjekuri bashkëshorten e tij në Instagram.
Por shumë shpejt furtuna kaloi dhe lidhja mes Ikardit dhe Vanda narës u kthye në normalitet. Edhe kjo u tregua nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një nga fotot e publikuara, shfaqej Vanda Nara duke parë telefonin, ndërsa Ikardi i ishte duke konsumuar kafe. Për më tepër, Ikardi i bëri sërish ‘Folloë’ bashkëshortes së tij, një tejtër shenjë kjo që kriza ka kaluar, pa harruar këtu foton tjetër të publikuar kur cifti është duke shëtitur, me futbollistin që e shoqëronte këtë imazh me një deklaratë dashurie për Vanda Narën.
sfidanti.al