Celsi zgjedh pasardhësin e Sarrit; Frenk Lampard

Pasuesi i Mauricio Sarrit në stolin e Celsit e ka një emër e mbiemër; Frenk Lampard. është kjo një ide që në të vërtetë po studiohet prej kohësh në zyrat e drejtuesve të lartë të Bluve të Londrës dhe që shumë shpejt do të konkretizohet e zyrtarizohet.

Frenk Lampard aktualisht po drejton skuadrën e Derbi Kauntit në Championship madje me rezultate shumë të mira duke treguar se meriton të ulet në pankinën e një skuadre të rëndësishme. Ndërsa në krahun tjetër te Sarri i vihen në dukje disa difekte të tij që nuk përputhen me Premier Leaguen e sidomos me Celsin sidomos në aspektin taktik. Raporti mes trajnerit toskan dhe lojtarët e tifozët e Celsit nuk kanë qenë të jashtëzakonshme dhe kjo do të mbahet parasysh nga padroni i klubit londinez në momentin që do të bëjë zgjedhjen e tij.

Frenk Lampard është një emër që e duan të gjithë në Stamford Bridge. Gjatë karrierës së tij si futbollist, mesfushori anglez ka luajtuer për 13 sezone me fanelën e Celsit nga 2001-2014 duke u aktivizuar në 648 ndeshje me 211 gola të shënuar. Me Blutë e Londrës ai ka fituar 3 tituj në Premier League, 1 Ligë Kampionesh dhe 1 Europa League nëse flasim për trofetë më të rëndësishëm.

Kapiten kurajoz dhe idhulli i përjetshëm i tifozëve të Celsit, askush nuk do ta diskutonte zgjedhjen e tij për stolin e skuadrës londineze. Edhe për vetë Lampard, drejtimi i Celsit do të ishte një sfidë e jashtëzakonshme, sepse trajneri i fundit anglez që ka fituar Premier League ka qenë Hauard Uilkonson me skuadrën e Lids në 1991/92, që nga ky sezon duke marrë parasysh edhe anomalinë Ferguson që është skocez, në këtë kampionat kanë fituar vetëm trajnerë të huaj

Në këtë pikë ajo që mbetet për t’u kuptuar është koha dhe mënyra e ndarjes së Celsti nga Sarri. Vitin e kaluar, ndarja me Antonio Konten ishte dramatike, pasi Kontes iu kërkua për përgatitej për fazën përgatitore para sezonit për ta zëvendësuar më pas pikërisht me Sarrin. Ndërkaq ky i fundit, pavarësisht deklaratës se dëshiron që të qëndrojë në Premier League, e tërheq ideja e kthimit në Serinë A italiane pas finales së Europa League për të drejtuar Milanin ose Romën.

sfidanti.al